image Bashkimi e fiton derbin lokal ndaj Prizrenit

Basketboll

Bashkimi e fiton derbin lokal ndaj Prizrenit

news image

Pas humbjes nga Rahoveci në ndeshjen e kaluar, skuadra e Bashkimit ka arritur që të rikthehet te fitorja në Superligën e Kosovës, shkruan Sinjali Sportiv.

Skuadra e drejtuar nga Ilmen Bajra ka shënuar fitore në derbin ndaj rivalit lokal, Ponte Prizrenit.

Ndeshja e zhvilluar sot në palestrën ‘Sezai Surroi’ ka përfunduar me rezultatin e ngushtë, 71-66.

Sean Hoehn me 19 pikë dhe Endrit Hysenagolli me 15 sosh, ishin dy basketbollistët më të dalluar te Bashkimi.

Kurse, te Ponte Prizreni me lojë të mirë u veçuan Arti Hajdari me 25 pikë dhe Xavier Cannefax me 18 pikë.

Pas 13 xhirove të zhvilluara, Bashkimi tani grumbullon 20 pikë dhe renditet në pozitën e pestë, kurse Ponte Prizreni renditet i dyti në tabelë me 22 pikë. /Sinjali Sportiv/.