image Bashkia e Korçës: Bregoviq hap koncertin me këngë shqipe në Festën e Birrës

Shqipëri

Bashkia e Korçës: Bregoviq hap koncertin me këngë shqipe në Festën e Birrës

news image

Në Festën e Birrës në Korçë, këngëtari serb, Goran Bregoviq, ka zgjedhur ta këndojë këngën “Kosovska” në gjuhën shqipe e cila supozohet se përçau bendin “Bijelo Dugme”.

Këtë e ka bërë të ditur Bashkia e Korçës nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.

“Për të hapur koncertin në Korçë, këngëtari serb ka zgjedhur këngën shqipe, “KOSOVSKA”.

Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt”, shkruhet në postimin e tyre.

Edhe pse pati presion të madh nga publiku nga shumë artistë shqiptarë, Bashkia e Korçës ka vendosur që ta lejojë Bregoviqin të përformojë në Festën e Birrës. Ai do përformojë në natën e fundit të këtij festivali.

Këngëtari serb ka marrë një sërë kritikash, duke thënë se “ka inspiruar masakrat serbe ndaj shqiptarëve”.

/GazetaSinjali/