image “Turp, plehra”, reagimet e ashpra të qytetarëve pasi Bashkia e Korçës i ftoi që të blejnë bileta për koncertin e Bregoviqit

Shqipëri

“Turp, plehra”, reagimet e ashpra të qytetarëve pasi Bashkia e Korçës i ftoi që të blejnë bileta për koncertin e Bregoviqit

news image

Nata e fundit e Festës së Birrës në Korçë, në të cilin do të mbahet edhe koncerti i Goran Bregoviqit, do të jetë me biletë.

Bashkia Korçë, përmes  një postimi në Facebook, fton qytetarët që të blejnë bileta me çmim 1000 lekë për një festë e cila ka karakter publik.

Në atë postim nuk munguan edhe reagimet e qytetarëve në komente. ” “Edhe falas të jetë, nuk vete”, “Festa e birrës me biletë… ku po shkon kjo botë, asnjeri nuk e di”, “Legena, plehra”, ishin disa prej komenteve.

Më parë në asnjë edicion të Festës së Birrës nuk ka pasur shitje biletash për të hyrë në koncert. /GazetaSinjali/