image Bashkësia Islame bënë kërkesë që të shkurtohet hytbeja e xhumasë për shkak të koronavirusit

Kosovë

Shëndetësi/ Bashkësia Islame bënë kërkesë që të shkurtohet hytbeja e xhumasë për shkak të koronavirusit

news image

Në vazhdën e ndërmarrjes së masave për mbrojtjen nga koronavirusi, edhe Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë veprime në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,  ka thënë se ka kërkuar nga imamët që hytben e xhumasë ta mbajnë sa më shkurt dhe kryesisht rreth mbrojtjes ndaj këtij virusi.

“Njëkohësisht, mbështesim të gjitha masat e marra nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen nga Corona virusi. BIK-u me kujdes do ta përcjellë situatën dhe me kohë do të marrë vendimet e duhura në institucionet tona fetaro-arsimore. Kërkojmë nga imamët tanë që ligjërata e hytbes së xhumasë ta mbajnë sa më shkurtë (max. 10 min.) dhe t’i kushtohet vetëm masave të mbrojtjes nga kjo sfidë me të cilën po përballet njerëzimi. Zoti na ndihmoftë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë”, ka thënë Tërnava.

Myftiu i Kosovës ka apeluar gjithë qytetarët që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut.

“Me vëmendje kam përcjellë situatën e krijuar me përhapjen e pandemisë globale të korona virusit në shtetet përreth nesh. Ka dashtë Zoti që deri më tash qytetarët tanë nuk janë prekur nga ky virus, por rreziku që edhe vendi ynë të preket nga ky virus, tashmë është real. Me këtë rast e gjej të udhës që të apelojmë te qytetarët tanë që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e panikut dhe të njëjtën kohë të bëjnë të gjitha përgatitjet për mbrojtje nga infektimi me këtë virus”, thuhet në mesazhin e myftiut Tërnava. /Gazeta Sinjali/