Mirvete Hasani-Lushtaku, bashkëshortja e Sami Lushtakut, ka arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë për arratisjen e bashkëshortit të saj nga masa e paraburgimit për rastin “Drenica 2”.
Në seancën e sotme bashkëshortja e Sami Lushtakut, ka pranuar fajësinë me marrëveshje pa ndonjë presion.
Avokati i bashkëshortes së Lushtakut, Visar Rrecaj ka thënë se pret që gjykata ta respektojë marrëveshjen me prokurorin që Mirvete Hasani të marrë dënim vetëm me gjobë.
Sipas aktakuzës, arratisja e ish-kryetarit të Skenderajt, nga QKUK-ja kishte ndodhur në maj të vitit 2014, derisa Lushtaku po merrte trajtim shëndetësor, në kohën kur ai ndodhej në paraburgim në rastin “Drenica”.
Në këtë rast, përveç Sami Lushtakut, akuzohen edhe djali i tij, Mërgim Lushtaku, si dhe Emrush Thaqi, Shemsi Hajrizi, Sami Gjoka, Nexhip Shatri, Ismajl Dibrani, Agim Ukaj, Ismet Haxha, Rrustem Rrukolli, Rexhep Xhota, Fatmir Mjaku, Skender Tahiri, Sheremet Jashari, Bajram Dibrani, Dardan Geci, Mervete Hasani-Lushtaku, Bashkim Dervisholli, Valon Behramaj, Argjent Behramaj, Ylber Blakaj, Gëzim Ahmetaj dhe Xhevdet Zena./Gazeta Sinjali/