Presidenti sirian, Bashar Al-Assad, i ka premtuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, se do t’i sigurojë Federatës ruse rreth 40 mijë ushtarë për luftën në Ukrainë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, se përveç ushtarëve sirianë, armët dhe pajisjet tjera do të transferohen në Rusi dhe Bjellorusi nga Siria në të ardhmen e afërt, raporton Jerusalem Post – transmeton Gazeta Sinjali.
Një raport i 13 marsit nga inteligjenca ukrainase tregoi se Rusia kishte hapur tashmë 14 qendra rekrutimi në të gjithë Sirinë, në Damask, Alepo, Hamma, Raqqa dhe Deir ez-Zor, në mënyrë që të forconte forcat e saj.
Rusia thuhet se po u paguan mercenarëve të huaj një pagë mujore prej 300-600 dollarë për të luftuar.
Dy ditë më parë, më 11 mars, u raportua se presidenti rus Vladimir Putin do të lejonte 16,000 vullnetarë nga Lindja e Mesme që të bashkoheshin me forcat e mbështetura nga Rusia në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.