image Basha: U përpoqa ta bind Berishën që rrezikonim izolim, por s’pranoi

Shqipëri

Basha: U përpoqa ta bind Berishën që rrezikonim izolim, por s’pranoi

news image

Sali Berisha i intensifikoi akuzat ndaj Lulzim Bashës kur kërkoi hetim të pasurisë së pasardhësit së tij, duke aluduar për afera korruptive.

Vetë Basha për akuzat e Berishës tha: “Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës. Dhimbja që ndjej në nivel personal dhe njerëzor është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetëm, regjimi i Edi Ramës”.

I ndodhur nën presionin e fortë të Sali Berishës i cili deklaroi se do të nis turin e takimeve me bazën e PD, Lulzim Basha i parapriu këtij zhvillimi. Për më shumë se 90 minuta në selinë blu i pari demokratëve takoi krerët e degëve të PD. Top Channel nga një burim në këtë mbledhje mundi të mësojë, çfarë deklaroi kryetari Lulzim Basha në këtë takim.

“Një vendim emocional do të çonte në izolimin e partisë. Jam përpjekur ta bindë dr. Berishën dhe të negocioj me palën tjetër, por zoti Berisha nuk pranoi asgjë. Vendimi racional u mor në interes të PD dhe të vendit. E kundërta do të çonte vetëm në humbje. Nuk ka armik më të madh për mua se Edi rama. E rëndësishme është të mbani njerëzit të informuar që situata të kalohet me koston më të vogël të mundshme”. Është shprehur Basha në takim.

Kreu PD Durrës Ferdinand Xhaferi, reflektoi në komentin e tij atë çfarë Basha u kishte thënë në takim.

“Ndoshta vendimi më i vështirë i kësaj partie këto 30 vite. Duhet të kemi parasysh se çfarëdolloj vendimi të merrte do ishte i polarizuar dhe me kostot e veta. Edhe vendimi për mos të marrë vendim do të kishte kosto. Vendimi u mor në limitet kohore duke dhënë mesazhin që janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për ndonjë zgjidhje tjetër. Mendoj se është një nga vendimet që merr parasysh eleminimi e kostove afatgjata për PD”.

Por Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër dha një përgjigje të kundërt me vendim e deklaruar prej Lulzim Bashës.

“Nuk është përjashtuar. Nuk është pezulluar. Ai do të shkojë në parlament”.

/GazetaSinjali/