Pas akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar edhe lideri i opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha.
Kryedemokrati shprehet në rrjetet sociale se është i bindur se Thaçi, Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do t’ia dëshmojnë botës drejtësinë e kauzës së lirisë.
“Ushtria Çlirimtare e Kosovës luftoi për liri përballë një agresori që nuk kurseu asgjë, nga genocidi tek sprastrim etnik kundër popullit te Kosovës. Kohë pas kohe shqiptarëve ju desh jo vetëm të luftojnë për ta fituar lirinë por edhe ta mbrojnë atë. Kam bindjen se Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të gjithë bashkëluftëtarët e tyre do ti dëshmojnë sërish botës drejtësinë e kauzës së lirisë”, ka shkruar Basha.
Basha ka theksuar se “Asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor”. /Gazeta Sinjali