image Basha propozon përjashtimin e Berishës edhe nga Këshilli Kombëtar dhe Kuvendi

Shqipëri

Basha propozon përjashtimin e Berishës edhe nga Këshilli Kombëtar dhe Kuvendi

news image

Ish-kryetari Lulzim Basha ka bërë edhe propozimin e tij të fundit para Referendumit të nesërm ku anëtarët do ratifikojnë shkarkimin e tij me votat pro të 4446 delegatëve.

Burime nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike tregojnë se është propozuar që në strukturat qendrore të mos jenë individët ‘non-grata’.

Ky propozim ka sjellë edhe reagimin e deputetes Dhurata Çupi e cila ka kërkuar përgjegjshmëri në këtë rast pasi është një lëvizje që nuk mund të përballohet dhe se duhet pranuar se është një propozim vetëm për Sali Berishën.

Por ndryshe kanë menduar Çollaku, Gjerkmarkaj, Salijani dhe Nebiaj, të cilët kanë qenë dakord me këtë propozim i cili përjashton Sali Berishën nga Partia Demokratike.

/GazetaSinjali/