image Basha: Mos bëni spektakël, krejt çka vuan ky vend është si pasojë e qeverisjeve të kaluara

Politikë

Basha: Mos bëni spektakël, krejt çka vuan ky vend është si pasojë e qeverisjeve të kaluara

news image

Gjatë seancës së sotme në Kuvend të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje deklaroi se e tëra nga çfarë vuan ky vend është si pasojë e qeverisjeve të kaluara, gjatë kohës sa diskutohej themelimi i komisionit hetimor lidhur me menaxhimin e krizës energjetike.

Meqenëse u shtruan shumë çështje këtu rreth kërkesës së formimit për formimin e komisoni parlamentar, sidomos te ngritja e çmimeve, unë mendoj se ka pas një debat për këtë, mendoj qe Qeveria ka qenë shumë transparente, kemi pas debate brenda këtij kuvendi, ku janë sqaruar kryeministri, ministrja e Ekonomisë, ministri i Financave“, tha Basha.

Ai tutje shtoi se të gjitha shqetësimet dhe paqartësitë janë qartësuar në Kuvendin e Republikës dhe kësisoj ai e sheh si spektakël kërkesën për themelimin e një komisioni hetimor.

Ndër tjera, deputeti tha se duhet një hetim parlamentar për privatizimin e KEDS-it dhe mungesës se investimeve në KEK, sepse arsyeja pse ne sot nuk kemi rrymë dhe qytetarët detyrohen të përballen me këto probleme lidhet me privatizimin e KEDS-it sipas tij.

/GazetaSinjali/