image Veshja e ekspozuar e Arjola Demirit gjatë koreografisë në Big Brother

Bota e Yjeve

Veshja e ekspozuar e Arjola Demirit gjatë koreografisë në Big Brother

news image

Sot (e martë) është zhvilluar spektakli i radhës në kuadër të Big Brother VIP.

Banorët e kanë nisur mbrëmje duke bërë një koreografi nën ritmet e këngës së famshme të Backstreet Boys, “Everybody”.

Të veshur me kostume të ndryshme, yjet e ‘show-it’ kanë marrë sërish vëmendjen e publikut teksa kanë kryer me sukses koreografinë.

Aktorja e njohur Arjola Demiri edhe në këtë mbrëmje është dukur tërheqëse, e veshur me një fustan të verdhë të shkurtër.

Në një moment teksa po kërcente, aktorja tropojane ka treguar më shumë se që duhet, pasi dekolteja e hapur bëri që të vihet në pah pak nga gjoksi i saj.

Arjola edhe në puntatat e kaluara është komentuar për dukjen e saj, në veçanti për ekspozimin e tepërt te pjesa e dekoltesë.  /Gazeta Sinjali Sporti/