image Basha kërkon shkarkimin e ‘të pabindurve’: Do lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit

Shqipëri

Basha kërkon shkarkimin e ‘të pabindurve’: Do lëmë pas mbeturinat e komunizmit dhe korrupsionit

news image

Pas një mbledhje që ka zgjatur rreth tri orë, Kryesia e Partisë Demokratike ka kërkuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të jetë një “kundërpërgjigje” për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe shkarkimin e të pabindurve.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Basha tha se ka kërkuar shkarkimin e drejtuesve që u bënë pjesë e Kuvendit të thirrur nga Berisha.

“PD do të lerë pas pjesë të së shkuarës bashkë me mbeturinat e komunizmit dhe të korrupsionit drejt ndryshimit që meriton çdo demokrat dhe çdo shqiptar”, deklaroi Basha.

Kryesia në fund ka propozuar që Këshilli Kombëtar përmes votimit të fshehtë të votojë për shkarkimin e kryetarit, Edi Paloka dhe anëtarët e Kryesisë që ishin pjesë e Kuvendit të Berishës, shkruan Euronews.al.

Gjithashtu, është propozuar shkarkimi i katër sekretarëve të PD, Ervin Minarolli – sekretar organizativ, Ivi Kaso – sekretar për çështje zgjedhore, Ledina Mandija – sekretar për pronarët dhe Belind Këlliçi – sekretar për Diasporën.

Shkarkimi është kërkuar dhe për kryetarët e degëve të PD që kanë shkelur vendimin e kryesisë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pritet gjithashtu të miratohet një rezolutë e posaçëm për situatën e krijuar në PD.

Të pranishëm në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt në selinë e PD ishin 25 anëtarë të Kryesisë nga 38 anëtarë gjithsej./GazetaSinjali/