image Basha flet për protestën: Keqardhje kur sheh ata demokratë të përdoren

Shqipëri

Basha flet për protestën: Keqardhje kur sheh ata demokratë të përdoren

news image

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha kundër “Open Balkan”.

Basha tha se protestuesit ishin ndarë në dy pjesë, njëra që janë aty për interesa personale, e demokratët e thjeshtë që janë të dëshpëruar dhe ndaj kësaj kategorie, ai tha se ndjen përgjegjësi.

“Në oborr kishte demokratë, jo thjesht njerëz të interesave të ngushta që e urrejnë dhe e kanë urryer Sali Berishën, e që i janë bashkuar për interesa të ndryshme. Aty kishte demokratë që i kam pasur në krah në beteja. Ti shohësh të keqpërdoren në funksion të interesave personale të një njeriu, qoftë ky Sali Berisha që ka dominuar PD këto vite, t’i shohësh të keqpërdoren ndjesia e parë teksa i shihja është një ndjesi dhimbjeje.

Ata janë njerëz që s’e meritojnë të keqpërdoren. Ata po vuajnë gabime. Ata kanë dhënë shpirtin e tyre, jo për të madhe një vend pune, por demokracinë, triumfin e saj, mbi 8 vite të një qeverisje që pak ka të bëjë me demokracinë e Shqipërisë. Ndjesia e parë është keqardhje kur sheh ata demokratë aq sa ishin të përdoren.

Ndjenja e përgjegjësisë për të bërë gjithçka që këta demokratë të mos i kesh të pashpresë, por t’i kem në krah, në krahun tim, në një betejë frontale, këtë herë me pjesën dërrmuese të shoqërisë. Me një betejë që s’ka të bëjë me karrierën time dhe hallin tim personal, por fatin e shqiptarëve”, tha Basha në Real Story.

/GazetaSinjali/