image Basha: Disa politikanë do të përfundojnë në pranga

Rajon

Basha: Disa politikanë do të përfundojnë në pranga

news image

Partia Demokratike e Shqipërisë  po përgatit një plan për të luftuar krimin e organizuar, kur të vijë në pushtet.

Kryetari, Lulzim Basha, ka theksuar se “përqendrimi do të jetë te paraja, ndiq paranë”. Sipas Bashës, plani i demokratëve do të bëhet me dije në muajin shtator.

“Ndërkohë ka nisur hartimi për disa ligje për luftën kundër krimit dhe parave të krimit”, tha Basha.

Krye i  opozitës, Lulzim Basha, paralajmëroi edhe një paketë ligjore për deklarimin e aseteve për politikanët dhe funksionarët publikë.

“Shqipëria do të kthehet në ferrin e organizatave kriminale dhe politikanëve të korruptuar. Kriza politike do të përfundojë me politikanë me pranga në duar. Kjo do të jetë garancia që kriza të mos përsëritet”, theksoi Basha./Sinjali/