image Bartomeu: Propozimin për ulje 70% të pagave e dha Lionel Messi

Futboll

Futboll/ Bartomeu: Propozimin për ulje 70% të pagave e dha Lionel Messi

news image

Gjatë ditës së djeshme, kapiteni i klubit të Barcelonës, Lionel Messi në rrjetet sociale njoftoi që të gjithë lojtarët e Barcelonës janë pajtuar që të ulen pagat për 70%.

Ai tha se vonesa e këtij vendimi erdhi pasi që të gjithë lojtarët donin të siguroheshin që puntorët teknik të klubit ta marrin pagën 100%, transmeton Gazeta Sinjali.

Presidenti i klubit të Barcelonës, Josep Bartomeu në një prononcim për ‘Sport’ ka treguar që kjo ulje e pagave ishte ide e Lionel Messin që nga fillimi.

‘Lionel Messi e kishte që nga fillimi i krizës që lojtarëve të iu ulet paga për 70%’, u shprehë ai.

Para se të merrej ky vendim, shumë media në Spanjë raportuan se kinse lojtarët e Barcelonës nuk po duan që të iu ulet paga./Gazeta Sinjali/