image Barnatoret në Kosovë do të punojnë nga ora 06:00 deri në 17:00

Kosovë

Njoftim/ Barnatoret në Kosovë do të punojnë nga ora 06:00 deri në 17:00

news image

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që barnatoret në gjithë Kosovën të punojnë nga ora 06:00 deri në orën 17:00.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë dhe është bërë e ditur nga Zyra e Kryeministrit, shkruan Gazeta Sinjali.

“Barnatoret e licencuara në Republikën e Kosovës ushtrojnë veprimtaritë e tyre prej orës 06:00-17:00. Pas orës 17:00 veprimtaria e tyre do të organizohet përmes kujdestarisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se barnatoret kujdestare do të përcaktohen nga Ministria e shëndetësisë/AKPPM. në koordinim me Odën e Farmacistëve të Kosovës (OFK) dhe komunat përkatëse/autoritetet komunale.

Qeveria në detyrë i ka marrë këto masa për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Në Kosovë aktualisht numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka shkuar në 88, është shënuar një viktimë, teksa zyrtarisht është raportuar edhe për një rast të shëruar./Gazeta Sinjali/