image Barcelona vendos për të ardhmen e Traores

Futboll

Barcelona vendos për të ardhmen e Traores

news image

Barcelona ka vendosur për të ardhmen e anësorit Adama Traore.

Klubi spanjoll ka vendosur që të mos ia aktivizojë klauzolën e blerjes për spanjollin, ka konfirmuar Fabrizio Romano.

“Barcelona nuk do të aktivizojë klauzolën e opsionit të blerjes për Adama Traoré. Ai u përfshi në marrëveshjen e huazimit nga Wolves për 30 milionë euro, por Barça nuk do të shpenzojë para të mëdha për Adamën siç qëndrojnë gjërat”, ka shkruar Romano.

Traores i skadon kontrata në qershor 2023 me Wolves dhe e ardhmja e tij do të vendoset së shpejti.

/GazetaSinjaliSport/