image Barcelona vazhdon me shkarkime, largohet edhe sekretari i klubit

Futboll

Barcelona vazhdon me shkarkime, largohet edhe sekretari i klubit

news image

Gjiganti spanjoll është duke bërë ndryshime të shumta në stafin teknik.

Barcelona është duke bërë disa ndryshime në stafin organizativ të klubit.

Së fundmi nga klubi është larguar sekretari tenik Ramon Planes.

FC Barcelona përmes një komunikate të lëshuar ka bërë të ditur se me kërkesë të Planes kanë arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës.

Planes kishte kontratë me Barçën deri në qershor të vitit 2022, por vendosi që atë ta shkëput tani.

“Barcelona dhe Ramón Planes kanë arritur një marrëveshje për të ndërprerë kontratën që lidhte të dyja palët deri më 30 qershor 2022, me kërkesë të njeriut që deri më tani kishte qenë sekretar teknik i klubit”.

“Klubi dëshiron të shprehë publikisht mirënjohjen e tij për Ramón Planes për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij gjatë këtyre dy viteve të fundit, dhe i uron atij fat dhe çdo sukses në të ardhmen”, shkroi klubi në komunikatë.

Mbetet të shihet se kush do ta zë vendin e Planes te ‘Blaugranët’.

/Gazeta Sinjali Sporti/