Barcelona luajti në udhëtim kundër Osasuna, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.
Blaugranasit nuk arritën më shumë se një barazim me rezultat 2-2.
Nico Gonzales për mysafirët e realizoi golin e parë në këtë takim, duke u barazuar nga David Garcia.
Me këto dy gola u mbyllën 45 minutat e parë.
Abdessamad Ezzalzouli në fillim të pjesës së dytë i kaloi sërish katalunasit në epërsi, megjithatë vendasit me Chimy Avila e barazuan prapë rezultatin, duke përfunduar ky duel pa fitues.
Pas këtij barazimi Barcelona ka 24 pikë në vendin e tetë, përderisa Osasuna me dy pikë më pak gjendet në vendin e dhjetë.