Barcelona i është rikthyer fitoreve në Laliga pas dy barazimeve, raporton Sinjali Sport.
Katalunasit mposhtën Levanten në “Camp Nou” me rezultat 3-0.
Dyshja holandeze, Memphis Depay dhe Luuk de Jong realizuan dy golat e parë te vendasit.
Derisa, Ansu Fati u rikthye nga lëndimi pas afro një viti, ku edhe shënoi golin e tretë.
Kjo fitore blaugranasve i erdhi në kohë të duhur, pasi rivalët nga Madridi, lëshuan pikë në këtë xhiro.
Barcelona ngritët në pozitën e pestë me 12 pikë dhe një ndeshje më pak, kurse mysafirët kanë katër pikë në vendin e 17-të. /Gazeta Sinjali Sporti/