Barcelona e filloi vitin 2022 me përballjen si mysafir i Mallorcas, raporton Sinjali Sport.
Mallorca e priti skuadrën katalunase në xhiron e 20-të në elitën e futbollit spanjoll.
Blaugranasit triumfuan minimalisht me rezultat 0-1.
Sulmuesi holandez, Luuk de Jong, ishte heroi i mysafirëve me golin e minutës së 44-të.
Katalunasit këtë sezon nuk janë në nivelin e tyre duke grumbulluar vetëm 31 pikë në pozitën e pestë, e të eliminuar në fazën e grupeve në Champions, po ashtu ndërruan edhe trajnerin.
Mallorca gjendet në pozicionin 15-të me 20 pikë.
Sot në këtë takim skuadrës së Xavit i munguan 16 futbollistë 10 me COVID-19, të tjerët të lënduar. /Gazeta Sinjali Sporti/