Gjiganti spanjollë, Barcelona po synon t’i mbaj dy yjet e tyre në ekip.
Dy futbollistët Ansu Fati e Pedri Gonzalez janë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që iu skadon më 30 qershor të vitit 2022.
Klubi tashmë ka nisur bisedimet me dy futbollistët, por ende nuk janë gati marrëveshjet për kontratat e reja.
Sipas ‘Goal’, ‘Blaugranët’ janë të bindur që së shpejti do të gjejnë marrëveshjet me dy talentët e tyre që do të mbesin pjesë e tyre edhe për shumë vite tjera.
Gjiganti spanjollë ka nisur një projekt të ri që është i bazuar kryesisht në futbollistë të rinj si Pedri, Fati, Gavi, Ronald Araujo, Sergino Dest.
Katalunasit nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion, megjithatë drejtuesit janë të bindur që së shpejti do të rikthehen tek forma e dikurshme. /Gazeta Sinjali Sporti/