Ronald Koeman i ka ditët e numëruara në stolin e Barcelonës.
Siç raportojnë mediat në Spanjë, Xavi Hernandez është kandidati numër një për ta zëvendësuar holandezin.
Barça po kalon kohë të vështira me krizën financiare që e ka dobësuar shumë skuadrën dhe e shohin Xavin si njeriun ideal që me lojtar të ri të akademisë dhe afrime të kujdesshme, të rindërtojë një skuadër triumfuese për vitet e ardhshme, siç ishte për dy dekada.