image Barcelona si në kohët e vjetra triumfon ndaj Atletico Madridit

Futboll

Barcelona si në kohët e vjetra triumfon ndaj Atletico Madridit

news image

Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 22-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.

Blaugranasit triumfoi në derbin e javës ndaj Atletico Madridit me rezultat 4-2, ndeshje që i kishte të gjitha.

Nga golat e bukur, rastet e shumta e deri te kartonët e kuq e karakterizuan këtë ballafaqim.

Los Colchoneros e hapën dhe e mbyllën duelin duke shënuar, por duke pësuar disfatë.

Yannick Carrasco zhbllokoi shfirat në minutën e tetë, nga asistimi i Luis Suarezit, për avancuar të parët.

Nuk qëndroi gjatë epërsia e tyre, pasi Jordi Alba barazoi rezultatin në minutën e dhjetë me një gol të bukur.

Barcelona epërsinë e parë e gjeti në minutën e 21-të me Gavin, i cili shënoi me kokë nga asistimi i Adama Traores, që debutoi sot.

Pak para se të mbyllet pjesa e parë, Ronald Araujo u përkujdes për t’ia thelluar skuadrës avantazhin me golin e minutës së 43-të.

Katalunasit e nisën mirë pjesën e dytë duke e shënuar golin e katërt me anë të veteranit, Dani Alves, i cili me një volley të fuqishme shënoi golin e fundit për vendasit.

Golin e fundit në këtë ndeshje e realizuan mysafirët me Luis Suarez, i cili në minutën e 58-të shënoi ndaj ish skuadrës.

Vazhdimi i përballjes ishte interesant, ku loja u ashpërsua, me Dani Alvesin që u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje horror ndaj Carrascos, si dhe katër kartonë të verdhë.

Me këtë fitore, Barcelona ia rrëmben pozitën e katërt Atleticos me 38 pikë, kurse madrilenët me 36 pikë zbresin në vendin e pestë.   /Gazeta Sinjali Sporti/