image Barcelona shënon fitoren e pestë radhazi

Futboll

Sport/ Barcelona shënon fitoren e pestë radhazi

news image

Skuadra e Barcelonës ka arritur të shënojë fitore me rezultat 5-1 ndaj Real Valladolidit, kështu duke u kthyer në lider të La Ligas.

Kjo është fitorja e pestë me radhë në pesë ndeshjet e fundit për katalunasit, ku tani me 22 pikë janë në vendin e parë.

Serinë e golave e nisi Clement Lenglet në minutën e 5-të të ndeshjes. Por, nuk vonoi shumë dhe mysafirët barazuan për 1 me 1 me anë të Kikos.

Arturo Vidal në minutën e 29-të shënoi për dy me një. Messi shënoi në minutën e 34-të nga gjuajtja e lirë për ta mbyllur pjesën e parë 3-1.

Barcelona arriti të shënojë edhe në pjesën e dytë. Messi shënoi në minutën e 75-të për 4-1, ndërsa nuk vonoi dha edhe një asistim për Suarez që shënoi pas dy minutash./Gazeta Sinjali/