Barcelona raportohet se do të rrisë ofertën për të nënshkruar me anësorin e Leeds, Raphinha.
Chelsea dhe Leeds kishin arritur marrëveshje për tarifën e brazilianit, megjithatë lojtari nuk ka negociuar me londinezët për kushtet personale, pasi po preferon një lëvizje tek Barcelona.
Siç raporton gazeta spanjolle ‘SPORT’, Barcelona mund të rrisë ofertën deri në 55 milionë euro për Raphinhan, që do të ishte maksimumi i kësaj tarife.
Sërish kjo do të ishte një ofertë më e ulët se nga ajo çfarë ka ofruar Chelsea, megjithatë Leeds mund të bindet që ta lëshojë me tarifë më të ulët, duke e pranuar ofertën e Barcelonës pas insistimit të vazhdueshëm të lojtarit për t’iu bashkuar ekipit spanjoll.