image Barcelona rikthen interesimin për Lautaron

Futboll

Barcelona rikthen interesimin për Lautaron

news image

Lautaro Martínez ishte shumë pranë kalimit te Barça dy vjet më parë. Klubi Blaugrana kishte arritur marrëveshje të plotë me lojtarin, por ardhja e pandemisë bëri të pamundur çdo marrëveshje financiare mes dy skuadrave.

Interi, tani e ka vendosur argjentinasin në treg dhe do të ishte i gatshëm të ulte çmimin ndjeshëm përmes një shkëmbimi lojtarësh.

Reprezentuesi argjentinas po udhëheq Interin drejt titullit, duke treguar qartë sulmin e italianëve. Potenciali i tij është shumë i lartë dhe ai do të përshtatej në mënyrë të përkryer me tipin e sulmuesit që kërkon Barça.

Lautaro kishte një klauzolë prej 111 milionë eurosh dhe rekordi që ai kërkon është shumë më i ulët se ai i Haaland apo Lewandoski.

Interi duhet të shesë dhe Atlético de Madrid tashmë është interesuar për të për të zëvendësuar largimin e Luis Suarez.

/GazetaSinjaliSport/