Barcelona e ka nisur me fitore bindëse sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Xavi mposhti sonte debutuesit e kësaj gare, Antwerpins.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin olimpik “Lluis Companys” përfundoi me rezultatin 5:0.
Joao Felix (11’, 66’), Robert Lewandowski (19’), Jella Bataille (22’ autogol) dhe Gavi (54’) shënuan në fitoren e “Blaugranëve”.
Vlen të theksohet se te skuadra belge titullar ishte Arbnor Muja, i cili luajti për 83 minuta.
Pas xhiros së parë, Barcelona prin në Grupin H me tri pikë – aq sa ka edhe Porto si e dyta.
Shakhtar Donetsk dhe Antwerp janë në dy pozitat tjera dhe pa pikë.