Gjiganti katalunas është i interesuar ta transferojë verën që vjen pasardhësin e Luis Suarezit. Kampioni spanjoll e preferon sulmuesin argjentinas të Interit
Barcelona po planifikon ta transferojë një sulmues të madh gjatë verës që vjen.
Gjiganti katalunas është në kërkim të pasardhësit të Luis Suarezit, i cili po shkon drejt fundit të eksperiencës katalunase.
Dhe, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se kampioni i Spanjës është i interesuar për Lautaro Martinezin.
Barça e preferon sulmuesin argjentinas të Interit para sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang.
Lautaro po shkëlqen në fanellën e “Nerazzurri” këtë sezon dhe gjigantët e futbollit evropian ia kanë vënë syrin atij.
Nga ana tjetër, edhe Aubameyang pritet të largohet nga Londra gjatë verës që vjen.