Duke e parë që Luis Suarezi sezon pas sezonit po e humbet formën për shkak të moshës, klubi i Barcelonës ka filluar të mendoj për zëvendësuesin e tij.
Siç shkruan “Mundo Deportivo”, opsioni i parë është Lautaro Martinez por duke e parë çmimin e lartë, Barcelona po monitoron edhe sulmues të tjerë, transmeton Gazeta Sinjali.
Opsioni i dytë është sulmuesi gjerman i RB Leipzing, Timo Werner. Sipas gazetarit Ramos Planes, shumë skaut ishin në Gjermani për ta përcjellë ndeshjen mes Leipzing e Tottenham në Ligën e Kampionëve.
Në mesin e tyre edhe Barcelona. Gjermani në Bundesligë këtë sezon ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje. Kurse në Ligën e Kampionëve, në 8 ndeshje ka 4 gola./Gazeta Sinjali/