Barcelona mund të jetë me mungesa të rëndësishme edhe në ndeshjen ndaj Valencia.
Skuadra katalane vazhdon të përballet me lëndime të shumta, si rasti i Ansu Fati për shembull, e tani edhe Ronald Araujo.
Uruguaiani pësoi një lëndim në ndeshjen e fundit në La Liga, kundër Espanyol, dhe mungoi ndaj Napoli.
Raportimet bëjnë të ditur se Araujo mund të mungojë edhe ndaj Valencia.
Katalanët nuk janë të gatshëm të ndërmarrin asnjë hap që mund të sjell rrezik për lojtarin.
Araujo ka qenë shtylla e mbrojtës së Barcës këtë edicion dhe është në bisedime me skuadrën për të rinovuar kontratën.
Xavi dëshiron që ta ketë lojtarin në 100% të formës, pa rrezikuar me aktivizimin e tij në ‘Mestalla’. /Gazeta Sinjali Sporti/