Skysport raporton se Barcelona ka ofruar 85 milionë funta (100 milionë euro), për shërbimet e sulmuesit brazilian Richarlison.
Një ofertë e tillë është refuzuar nga klubi britanik, i cili sipas njoftimit është duke tentuar përforcohet dhe nuk mendon largimin e lojtarëve.
Richarlison ka kohë që është në shënjestër të drejtorit sportiv te Barcelonës, Eric Abidal i cili edhe vitin e kaluar ishte interesuar për shërbimet e 22 vjeçarit.
Abidal beson se Richarlison është lojtari i duhur për ta zëvendësuar Suarezin, i cili është lënduar dhe pritet të mos luaj më këtë sezon.
Barcelona momentalisht janë tri pikë larg kreut në La Liga ndërkohë ndeshjen e ardhshme e luajnë të enjten ndaj Leganese në kuadër të Copa Del Rey.