Barcelona nuk po heqë dorë nga lojtari i Manchester Cityt, Ferran Torres, shkruan Sinjali Sport.
Torres është një target i Barçës për merkaton e janarit, në mënyrë që të fillojë sa më mirë stinorin pranveror. Vetë Torres ka thënë se do të dëshironte të zhvendoset në “Camp Nou”.
Trajneri i klubit, Joan Laporta, ka ofruar lojtarë në këmbim të transfereve, mirëpo ende nuk është parë ndonjë rezultat.
Barcelona do të kërkojë të përfshijë ndonjë nga Coutinho, Umtiti, Dembele dhe Clement Lenglet në një paketë, plus 45 milionë euro për Ferran Torres.
Nëse Barcelona përfshin edhe Ansu Fatin në marrëveshje, City do të ishte i interesuar që të finalizonte një shkëmbim.