Skuadra e Barcelonës në konkurrencën e femrave është bërë skuadra e parë spanjolle që fiton Ligën e Kampionëve, pasi mposhten Chelsean me rezultat bindës 4 – 0, transmeton Sinjali Sport.
Pas vetëm 30 sekonda Lluis Cortes kaloi në epërsi Barcelonën.
Rreth 10 minuta me vonë, Barcelona fitoi penallti dhe e saktë nga pika e bardhë u tregua Alexia Putellas.
Nuk u vonua shumë edhe goli i tretë i blaugranasve që u realizua nga Aitana Bonmati.
Golin e katërt, që doli të jetë i fundit për vajzat katalunase e realizoi Hansen.
Kjo fitore e bën Barcelonën ekipin e vetëm në histori që fiton Ligën e Kampionëve në dy kategoritë, meshkujt dhe femrat.
Ndërkohë, Barcelona mund të kompletojë tripletën nëse fitojnë Kupën e Mbretit, ku do takohen me Real Madridin e Kosovare Asllanit në gjysmëfinale. /Gazeta Sinjali Sporti/