Pandemia ka ndikuar negativisht edhe tek skuadra e Barcelonës.
Gjiganti spanjoll i ka borxh disa klubeve përfshirë këtu edhe Liverpoolin, transmeton Sinjali Sport.
Sipas të dhënave të fundit, Barcelona i detyrohet Liverpoolit më shumë se 30 milionë euro.
Arsye për këtë janë disa pagesa për Coutinhon të cilat nuk kanë përfunduar ende.