image Barcelona ndalon shitjen e fanellave të Lewandowskit, pasi u mbaron shkronja 'w'

Futboll

Barcelona ndalon shitjen e fanellave të Lewandowskit, pasi u mbaron shkronja ‘w’

news image

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka qenë nënshkrimi kryesor për Barcelonën në këtë afat kalimtar veror.

Nënshkrimi i sulmuesit polak ka gëzuar jashtë mase tifozët blaugranas, megjithatë duket se dyqanet kanë hasur në probleme me emrin e tij.

Dyqani Nike në ambientet e Camp Nou nuk ka më fanela të polakut – sepse atyre u ka mbaruar shkronja W për t’i vendosur në fanellë.

Lewandowski ka dy ‘w’ në emrin e tij, të cilat e kanë kapur dyqanin në një situatë të palakmueshme.

Në një video të postuar në Instagram, shihet një punonjës i dyqanit duke i shpjeguar një fansi arsyen e krizës.

“Ne nuk i kemi shkronjat “W”. Dhe për shkak se ai ka dy “W” në emrin e tij, ne kemi mbaruar (nga stoku)”, tha ai.

Barcelona vulosi nënshkrimin e Lewandowski të martën vetëm disa orë para miqësores së tyre parasezonale me Inter Miami.

Sulmuesi polak mori pjesë në ngrohje me shokët e tij të rinj, por nuk debutoi. Klubi katalanas do të kthehet në aksion të dielën kundër rivalëve të tyre Real Madrid dhe ka gjasa që Xavi të përdorë Lewandowski në atë ditë.

/GazetaSinjaliSport/