Barcelona ka triumfuar ndaj Celta Vigos në duelin e xhiros së 36-të në La Liga.
Blaugranasit kanë mposhtur skuadrën e Celta Vigos me rezultat 3-1 në Camp Nou, duke bërë një hap të madh drejt përfundimit të një pozite të nënkampionit, shkruan Sinjali Sport.
Sfida u zhbllokua në minutën e 30-të kur Memphis Depay futi topin në rrjetë pas një solo-depërtimi nga Ousmane Dembele.
Epërsia u dyfishua nga Pierre-Emerick Aubameyang i cili realizoi në minutën e 41-të pas një hutie nga mbrojtja kundërshtare, duke bërë që 45 minutëshi i parë të mbyllet 2-0 në të mirë të blaugranasve.
Pjesa e dytë nisi mjaft furishëm ku në 5 minutat e parë u realizuan edhe dy gola të tjerë.
Barcelona shënoi golin e tretë në minutën e 48-të, me realizator sërish Aubameyang, i cili u asistua nga Dembele.
Vetëm dy minuta më vonë, mysafirët zbutën epërsinë me anë të Iago Aspasit në minutën e 50-të për rezultatin 3-1.
Në minutën e 60-të, ndodhi një skenë e frikshme kur mbrojtësi Ronald Araujo ra në tokë pa ndjenja, pa e prekur askush, duke bërë që të ambulanca të futet menjëherë në stadium për t’u zëvendësuar më pas me Lenglet.
Barcelona me këtë fitore ‘blindon’ pozitën e dytë në tabelë ku arrin tani në kuotën e 72 pikëve, shtatë më shumë se Sevilla që gjendet e treta me 65 pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.