image Barcelona merr vendimin final për të ardhmen e Alves

Futboll

Barcelona merr vendimin final për të ardhmen e Alves

news image

Barcelona ka njoftuar Dani Alves këtë mëngjes se ai nuk do të vazhdojë në klub nga 30 qershori.

Braziliani ishte tashmë me pushime dhe po priste të përcaktonte të ardhmen e tij, kështu që atij tani iu është komunikuar që nuk do të vazhdojë me Barcelonën.

Alves nënshkroi për Barçën në fund të vitit të kaluar për të ndihmuar ekipin në projektin e Xavi Hernández dhe reduktoi kushtet e tij ekonomike në minimum në mënyrë që të favorizojë rikthimin e tij në Camp Nou.

Kishte shumë dyshime për vazhdimësinë e tij pasi Alves dëshiron të luajë në Kupën e Botës në Katar, por situata ekonomike e Barçës dhe nënshkrimi më se i mundshëm i Azpilicuetas e kanë lënë jashtë.

Alves ishte duke pritur për një bisedë të fundit me Xavi Hernández për të trajtuar vazhdimësinë e tij.

Braziliani i dha përparësi qëndrimit te Barça dhe ishte vënë në dispozicion të klubit për të negociuar çdo lloj kontrate. Ai madje ishte i gatshëm të nënshkruante për një vit me një klauzolë në të cilën klubi mund t’i shkurtonte kontratën në janar pas Kupës së Botës, por Barcelona vendosi që të mos ia vazhdojë kontratën.

Ai ka disa oferta në Evropë dhe tani do të fillojë t’i studiojë ato.

/GazetaSinjaliSport/