Barcelona ndeshjen e fundit në elitën e futbollit spanjoll e luajti ndaj Eibarit në udhëtim shkruan Sinjali Sport.
Skuadra e Koeman e mposhti kundërshtarin me rezultat minimal 0-1.
Francezi Antoine Griezmann realizoi në minutën e 81-të golin e vetëm në këtë takim.
Blaugranasit javën e kaluar u mposhtën dhe i humbën gjasat për titull.
Katalunasit pozicionohen në pozitën e tretë me 79 pikë, ndërsa Eibari është në pozitën e fundit me 30 pikë, tri më pak se vendi i 17-të
Lionel Messi mungoi te mysafirët për këtë përballje, duke e marrë të lirë. /Gazeta Sinjali Sporti/