Talenti i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një lëndim dhe do të jetë jashtë fushës për të paktën dy javë.
Kështu njoftoi skuadra katalunase, Barcelona të cilët konfirmuan se futbollisti do të humbasë gjysmëfinalen kundër Real Sociedadit, transmeton Sinjali Sportiv.
Araujo pritet të rikthehet në ndeshjen kundër Elches, më 24 janar.
Ky është lëndimi i dytë për futbollistin gjatë këtij sezoni.