Pavarësisht vështirësive, skuadra e Barcelonës ka arritur që të kualifikohet për në finale të Superkupës së Spanjës, shkruan Sporti në Sinjali.
Ndeshja e zhvilluar sonte në ‘ Nuevo Arcangel ’ ka përfunduar me rezultatin 1-1, teksa katalunasit siguruan kalimin tutje pas penalltive.
Frenkie de Jong ishte autor i golit te Barcelona, kurse Mikel Oyarzabal te Sociedadi.
Skuadra katalunase u tregua më e saktë në ekzekutimin e penalltive, duke triumfuar me rezultatin 2-3.
Barcelona në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja që zhvillohet nesër mes Athletic Bilbaos dhe Real Madridit. /Sporti në Sinjali/.