image Barcelona – Juventus, ndeshja e parë e blaugranasve pa Messin

Futboll

Barcelona – Juventus, ndeshja e parë e blaugranasve pa Messin

news image

Barcelona do të përballet sonte me Juventusin në kuadër të ndeshjeve parapërgatitëse.

Barcelona ballafaqohet sonte me Juventusin nga ora 21:30.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të trofeut “Joan Gamper” dhe luhet në stadiumin “Johan Cruyff”.

Kjo do të jetë përballja e parë për ‘Blaugranët’ pa Messin në ekip pas më shumë se 15 vitesh, dhe sigurisht që nuk do të jetë e lehtë të ambientohet pa ish-liderin e tyre.

Në anën tjetër Juventusi ka pothuajse të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë ndeshje.

“Joan Gamper Cup” është një ndeshje që luhet çdo vit në muajin gusht nga Barcelona, para fillimit të sezonit të ri në La Liga.

Gjiganti spanjoll gjithmonë thërret ekipe të ndryshme që të përballet me ta në këtë ndeshje, e cila luhet në nder të njërit prej themeluesve të klubit, futbollist e më vonë edhe president i ekipit Joan Gamper.

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Neto, Pique, Lenglet, Alba, Dest, Busquets, Roberto, Puig, Griezmann, Braithwaite, Depay

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny, Bonucci, De Ligt, Sandro, Cuadrado, Ramsey, Betancur, McKennie, Chiesa, Morata, Ronaldo. /Gazeta Sinjali Sporti/