Kanë përfunduar ndeshjet e orarit 18:45 në Champions League, shkruan Sinjali Sport.
Barcelona e gjeti fitoren e parë këtë sezon në këtë garë, pasi e mposhti Dinamo Kievin me rezultat minimal 1-0.
Një nga legjendat e klubit, Gerard Pique, ishte heroi blaugranasve me golin e vetëm në këtë takim.
Katalunasit me këtë fitore i rrisin gjasat për t’u kualifikuar më tej, pasi ngritën në pozitën e tretë me tre pikë, mysafirët me një pikë janë të fundit.
Takimi tjetër i këtij orari ishte në mes Salzburgut dhe Wolfsburgut.
Austriakët triumfuan me lehtësi me rezultat 3-1.