Barcelona ka filluar kontaktet e para me talentin e ri të Salzburgut, Karim Adeyemi.
Siç raporton mediat spanjolle, Barcelona është bashkuar në garë me Arsenalin dhe Liverpoolin për sensacionin e ri Karim Adeyemi.
Sulmuesi i ri i cili është i huazuar tek klubi austriak Fc Liefering ka impresionuar skautët e Barcelonës me paraqitjen e tij. Ai deri më tani ka arritur të shënoj 11 gola dhe ka bërë 8 asistime në 17 paraqitjet e tija këtë sezon.
Çmimi në treg i talentit gjerman në treg raportohet se kap shifrën rreth 6.8 milionë euro. /Gazeta Sinjali/