Klubi katalunas, Barcelona ka gati kontratën e re për portierin gjerman, Marc Andrea Ter Stegen.
Siç njofton “Mundo Deportivo”, Barcelona i ka ofruar kontratë pesë vjeçar Ter Stegenit, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjermani është lojtari më i rëndësishëm tek Barcelona pas Lionel Messit. Kohët e fundit katalunasit kanë pasur formë jo të mirë por Ter Stegen ka arritur shpeshherë që me pritjet e tij t’i fitoj pikë klubit katalunas./Gazeta Sinjali/