Barcelona duket se më në fund do të çlirohet nga futbollisti brazilian, Philippe Coutinho.
Siç raporton ‘Evening Standard’, ekipi i Chelseas është pajtuar që të paguaj 80 milionë euro për shërbimet e brazilianit, transmeton Gazeta Sinjali.
Bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë dhe së shpejti pritet që të konkretizohet çdo gjë.
Coutinho për momentin është i huazuar tek Bayern Munchen, por gjermanët kanë vendosur që të mos e blejnë atë./Gazeta Sinjali/