Barcelona do të rivalizojë Arsenalin dhe Real Madridin për shërbimet e Youri Tielemans, përcjell Sinjali Sport.
Katalunasit janë gati të rivalizojnë Arsenalin dhe Real Madridin për mesfushorin e Leicesterit, Tielemans, raporton mediumi spanjoll “Fichajes”.
Reprezentuesi belg po monitorohet nga një sërë klubesh dhe mund të largohet nga dhelprat në afatin kalimtar të verës për rreth 40 milionë euro (34 milionë £/45 milionë dollarë).
Tielemans i njohur për tiparet e një mesfushori që luan si “box-to-box”, është i shumë kërkuar edhe nga skuadrat e Premier League, e po ashtu edhe më gjerë nga tërë Evropa. /Gazeta Sinjali Sporti/