Klubi i Barcelonës nuk është duke e menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme situatën me pandeminë Covid19.
Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka treguar se klubi i Barcelonës gjatë kohës së koronavirusit ka humbur 140M euro, transmeton Gazeta Sinjali.
Këto humbje vijnë si pasojë e mos shitjes së biletave për ndeshjet dhe muzeun e klubit, humbje të të drejtave televizive dhe të tjera aktivitete tregtare si dyqane apo shkollat e futbollit.
“Është e sigurtë kjo humbje për aq sa dimë sot. Këto miliona do të jenë në faturën e humbjeve në fund të vitit. Shpenzimet duhet të ulen”, u shprehë ai./Gazeta Sinjali/