Barcelona raportohet se është ende e gjallë në situatën e Raphinhas.
Mbrëmë u raportua se Leeds dhe Chelsea kishin arritur marrëveshje për anësorin brazilian.
Burimi i afërt me klubin blaugranas, Gerard Romero tani raporton se Barcelona është ende në garë për yllin e Leeds.
“Edhe pse Chelsea ka marrëveshje me Leeds për transferimin e tij, Deco dhe Raphinha duan të shkojnë në Barcelonë dhe kjo është vendimtare. Deco është në bisedime me menaxhmentin e Leeds për t’i bindur ata të pranojnë ofertën e Barcelonës”, ka shkruar Romano.