image Barcelona e vë në shitje Destin, pret oferta menjëherë në janar

Futboll

Barcelona e vë në shitje Destin, pret oferta menjëherë në janar

news image

Barcelona është e hapur për oferta për Sergino Dest në afatin kalimtar të janarit, sipas ESPN.

21-vjeçari është në listën e gjatë të futbollistëve që Barcelona dëshiron t’i shesë, në janar por edhe gjatë verës së vitit 2022.

Dest nuk e ka bindur Xavin në këtë kohë të shkurtër dhe mendon se nuk është i duhuri për pozitën e mbrojtësit të djathtë, ku ka kthyer Dani Alvesin.

Raportohet se Bayern Munich po e monitoron situatën e amerikanit, i cili ka kontratë me Barcelonën deri më 2025.  /Gazeta Sinjali Sporti/